Dy ekipet mund të përjashtohen nga eliminatoret - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i disiplinës pranë UEFA-s mblidhet sot ne Zvicer ku do te analizoje se bashku me gjyqtarin Martin Atikinson dhe delegatin Hari Been, incidentin ne takimin Serbi-Shqipëri. Gjithsesi vendimi pritet te enjten e 23 tetorit. Është kjo dita përfundimtare se ccfare vendimi do te japë disiplina për incidentin ne Beograd, kur një dron me flamurin e Shqipërisë se madhe mbi stadium, shkaktoi zemërim deri ne ndërprerjen e ndeshjes. Sipas medias spanjolle ?AS? te dy federatat si serbe ashtu dhe ajo shqiptare, mund te përjashtohen nga takimet kualifikuese te euro 2016. Te paktën një shenje te tille për një dënim te rende e ka dhëne edhe presidenti i UEFA-s Mishel Platini i cili ka deklaruar se kjo qe ka ndodhur është e papranueshme, është nje gjë qe nuk ka justifikim. Te njëjtën linje edhe FIFA e cila ka theksuar se dënon me force atë qe ka ndodhur. Sipas burimeve nga UEFA citon ?AS?, dënimi pritet te jete shume i rende për t?u bere shembull. Organizata Evropiane e Futbollit po heton federatën serbe: hedhje te fishekzjarrëve, përdorim te lazerave, pushtim i fushës nga tifozët, shqetësim i turmave dhe organizim i pamjaftueshëm. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit do te hetohet për ngritjen e një flamuri te paligjshëm dhe refuzimin për t?u kthyer ne fushën e lojës

Free Traffic Exchange