SHBA: Keqardhje për dhunën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Departamenti Amerikan i Shtetit, në reagimin e parë për incidentet gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, shpreh keqardhje për ndërprerjen e takimit nga dhuna.Zëdhënësja e DASH Xhen Psaki, tha në një konferencë për mediat në Uashington se aktivitete të tilla duhet të shërbejnë për të bashkuar njerëzit.?Është fatkeqësi e madhe që kjo ndeshje futbolli u ndërpre nga dhuna. Sportet kanë mundësinë që të provojnë unitetin e popujve përtej kufijve. Dhe kur dhuna dhe mungesa e tolerancës ndërhyjnë me një forcë të tillë, është zhgënjyese për të gjithë të përfshirët, për sportistët, spektatorët, fansët dhe për kombet e tyre.?E pyetur nga gazetarët nëse SHBA-ja ka gisht në hedhjen e mjetit fluturues, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit ka mohuar gjithçka.Ndërsa nga Gjermania, deputeti i Bundestagut Stefan Shvarc tha se ajo çka ngjau në Beograd ishte një racizëm i hapur dhe urrejtje e qartë.?Në stadium dhjetëra mijëra serbë ulërinin ?mbytini, vritini të gjithë shqiptarët? dhe ?vrisni dhe masakroni deri sa mos të mbetet asnjë shqiptar më?. Një Serbi e tillë nuk ka se çfarë kërkon në Bashkimin Europian?, tha deputeti gjerman Shvarc.Edhe Presidenti grek Karolos Papulias ka komentuar incidentet në Beograd, gjatë një takimi me zëvendësministrin grek për sportin. Papulias tha se disa persona kërkojnë shfrytëzojnë sportin dhe kjo është për të ardhur keq. Sipas tij, ideologjia e sportit duhet të kapërcejë situata të tilla.

Free Traffic Exchange