Bushati: Urrejtje ndaj simboleve tona kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka qene deklarata e Ministrit te Punëve te Jashtme Ditmir Bushati lidhur me pikëpyetjen nëse mbetet ne fuqi vizita zyrtare e kryeministri Rama ne Beograd ne 22 tetor, tashmë pas incidentit të rëndë në stadium. Ne nje konference për mediat, Bushati është shprehur se pas incidenteve ka kërkuar nje komunikim me homologun serb Ivica Dacici, gje qe u refuzua nga ky i fundit. Sipas Bushatit, politika shqiptare eshte e vendosur te mos shtyje edhe për dekada te tjera nje proces normal komunikimi, duke shtuar se qarqe te caktuara serbe madje edhe brenda politikes kërkojnë te kundërtën. Kam kërkuar një drejtpërdrejtë një takim me homologun serb, pasi nuk u realizuar për shkak të mosdisponilitetit nga pala serbe. I kërkuam palës serbe të tregonte maturi dhe vetëpërmbajte, dhe mos të përdoret politikën për këtë rast. Lidhur me ketë indicet kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët. Ministri i Jashtëm ka bere nje prezantim se te gjithë ngjarjes, duke dënuar çdo akt dhune qe u ushtrua ndaj futbollisteve te Kombëtares dhe shqiptareve qe shoqëronin ekipin. Ai ka shtuar se mikpritja u neperkemb si asnjëherë tjetër me incidente si para dhe pas ndeshjes duke dëshmuar sjellje ksenofobe dhe urreje ndaj simboleve tona kombëtare. Ministria e dënon dhunë dhe keqinformimin e palës serbe. Mikpritja u mëkëmbën si asnjëherë tjetër me sjellje ksenofobe. Urrejtja e shfaqjes haptas ndaj simboleve tona kombëtare u dëshmuan dje. Jemi të ndërgjegjshëm për dallimet që ekzistojnë mes nesh, por dhe shumë të ndërgjegjshëm për rolin tonë në vendosjen e balancave në Ballkan. I pyetur lidhur me përfshirjen e vëllait te kryeministrit Rama, Olsi Rama ne incident, siç është deklaruar fillimisht nga media serbe e me pas edhe politika, Bushati u shpreh se ndihet e keqardhur per dezinformimin e se askush nga delegacioni shqiptar, mes te cilit ndodhej edhe Olsi Rama nuk është ndaluar apo arrestuar. Tirana Zyrtare ka ftuar autoritet serbe te evitojnë keqinformimet, te hetojnë dhunën dhe te dënojnë pa asnjë ekuivok veprimet. Bushati ka përfunduar konferencën e tij duke i bere thirrje te gjithë shqiptareve, përfshi edhe atyre jashtë kufijve te Republikës qe te ruajnë gjakftohtësinë. Ndërkohë ambasadori shqiptar ne Beograd, Ilir Doçka mësohet t?i ketë dorëzuar nje note proteste Ministrisë se Jashtme serbe lidhur me incidentet.

Free Traffic Exchange