Mediat serbe mbrojnë dhunën! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat serbe kanë shënjestruar vëllain e kryeministrit shqiptar, Olsi Rama, duke e akuzuar atë si personin që kontrollonte dronin e telekomanduar. Radio Televizioni Serb shkruan ne lajmin kryesor te tij se ?Vëllai i Kryeministrit shqiptar është i dyshuari kryesor për incidentin në stadium?. Në këtë shkrim thuhet se Olsi Rama, është marrë në pyetje pasi ai dyshohet se ka organizuar dhe drejtuar incidentin me flamurin që shfaqte hartën e Shqipërisë etnike. Ndërsa ?Tanjug? ka thënë se dy orë pas mesnate, Olsi Rama ka fluturuar për në Tiranë. Ndërsa gazeta ?Blic? në momentin e ndalimit, citon vëllain e kryeministrit te ketë thëne: ?Unë jam një shtetas amerikan dhe ju nuk me bëni dot asgjë?. Ndërsa ?Kurim? në faqen e saj në internet, akuzon futbollistët e kombëtares shqiptare se kanë fshehur dronin në dhomat e zhveshjes dhe nuk lejuan kontrollin e autoriteteve. Sipas ?Kurir? prova kryesore e incidentit është marrë me vete në Tiranë. Ndërkohë e njëjta media, në një shkrim tjetër, e cilëson futbollistin Stefan Mitroviç qe uli flamurin shqiptar si ?Heroin serb?.