Azilkërkuesit e mitur. “Fenomeni i ri i rrezikshëm për fëmijët” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesat për azil nga të miturit e pashoqëruar shqiptarë në vendet e BE janë shtuar në mënyrë dramatike. Deri në fund të muajit gusht të këtij viti numri i tyre është pothuajse dyfishuar krahasuar me të gjithë vitin 2013, duke arritur në mbi 900 kërkesa. Shifrat alarmante të Eurostat janë bërë publike nga ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani i cili flet në emër të presidencës së BE.?Gjatë vitit 2013 në të gjitha vendet e BE kanë rezultuar 12 000 kërkesa nga? të mitur të dërguar? nga të cilët mbi 900 janë shqiptarë. Pjesa më e madhe e tyre janë djem të moshës deri në 17 vjeç. Emigrimi i të miturve të pashoqëruar po lind si një formë e re e emigrimit të parregullt drejt BE. Këta të mitur tentojnë të hyjnë në vendet Shengen me të afërmit e tyre e më pas paraqiten si të braktisur në sportelet e emigracionit për të kërkuar bashkim familjar?.Por këta fëmijë vihen në shënjestër të rrjeteve kriminale ndaj edhe për të parandaluar këtë fenomen kërkohen masa konkrete. Ambasadori i BE Clive Rumbold ka kërkuar nga qeveria shqiptare plotësimin e boshllëqeve të një plani veprimi për mbrojtjen e tyre.?Që prej vitit 2010 Shqipëria ka përfunduar planin e veprimit për mbrojtjen e të miturve që kërkojnë azil ndaj ne kërkojmë të plotësohet ky boshllëk. Së pari të informohen dhe ndërgjegjësohen familjet e këtyre të miturve mbi rrezikun që u kanoset dhe të mundësohen politika mbështetëse për shkollimin dhe punësimin e tyre?.Shqetësimet u shprehën gjatë një konference të organizuar nga organizata ndërkombëtareve e te miturve, për ?Emigrimin e tyre të pashoqëruar? ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj. Për të ndaluar këtë fenomen sipas tij po merren masa duke reformuar pikë së pari sistemin e ndihmës ekonomike.Vetëm pak ditë më parë ambasadori gjerman ne Tirane, Helmut Hoffman e cilësoi problematike rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria në 2500 brenda një viti, mes tyre edhe të mitur. Ndaj edhe paralajmëroi se me këto ritme rrezikojmë lëvizjen pa viza.

Free Traffic Exchange