Andi Bushati tregon incidentet dhe dhunën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Andi Bushati ishte një prej gazetareve qe ndoqi ndeshjen e futbollit midis Shqipërisë e Serbisë ne Beograd. Ai rrëfen për Vizion Plus se tensioni edhe pse jo i dukshëm u vu re qe ne aeroport me ndalimin e grupit shqiptar qe kishte ardhur për te ndjekur ndeshjen. E njëjta situate ishte e dukshme edhe ne rruge ku forcat e policisë ishin te shumta, ndërkohë qe fillimi i ndeshjes shënoi shpërthimin e tensionit qe arriti piken kulmore ne momentin qe flamuri u shfaq mbi fushe. Bushati sqaron edhe momentin shume te përfolur te ndalimit te vëllait te kryeministrit Olsi Rama.?Ishte vetëm 3-4 metra larg meje Olsi Rama kur po flitej qe e ndaloi policia. Por situata u zgjidh brenda pak minutash. Unë vete e pyeta me vone Olsi Ramen se çfare ndodhi dhe ai me sqaroi se kontrolli ishte bere për shkak te aparatit fotografik qe ai mbante ne dore dhe qe ata menduan se ishte telekomanda e flamurit. Gjate gjithë kohës, autoritetet serbe pasi u plasi bomba ne dore jane munduar te krijojnë alibi qe janë shqiptaret ata qe na provokuan te paret dhe ne këtë kontekst fabula e Olsi Rames ishte fabula me e mire për ta shitur nga një teke tifozësh për t?i dhëne konotacion politik.?Per Bushatin incidentet e ndeshjes nuk i kane çuar marrëdhëniet mes dy vendeve ne nje pike te pakthyeshme por ato do te ndikojnë ne vizitën e Kryeministrit Rama ne Beograd.?Mua nuk me duken marrëdhëniet Shqipëri-Serbi ne nje pike te pakthyeshme. Ne rrafshe normale ne e pranojmë njeri-tjetrin. Ka grupe politike dhe ekstremiste qe duan te përfitojnë nga kjo por nuk besoj se kjo është nje gje me shtrirje me te madhe, por nga ana tjetër besoj se kjo do te ndikoje tek takimi i Kryeministri Rama me kryeministrin serb.