Rindërtim rrjetit energjetik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Amortizimi i rrjetit që çon energji në një pjesë të mirë të zonës Juglindore në vend tashmë është i rindërtuar. Me anë të një kredie të butë nga KFV, qeveria shqiptare ka arritur të ndërtojë linjën 110 KV Ersekë - Përmet, 55 kilometra të gjatë, e cila zgjidh në mënyrë përfundimtare furnizimin me energji elektrike në këto qytete. Gjatë inaugurimit të saj Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha edhe pse sistemi energjetik ka qenë i dështuar, investimet në linja dhe mbledhja e arkëtimeve do të nxjerrë këtë sektor nga kolapsi.?Kemi vënë re se ka qenë një sektor i neglizhuar, shpesh herë me dështime, me një privatizim të dështuar, probleme themelore sa i përket pagesave dhe likuiditetit që ka sjellë një situatë jo të mirë të trashëguar. Megjithatë, jemi duke e qasur problemin siç duhet. E kemi marrë në një situatë të vështirë por; falë mbështetjes nga Banka Botërore, nga KFË dhe nga gjithë donatorët e rëndësishëm që janë të interesuar për sektorin energjetik; falë edhe një vizioni e këndvështrimi të ri të qeverisë shqiptare që sektorin energjetik ta kthejë vërtet në sektor fitimprurës, likuid dhe motor të zhvillimit të ekonomisë; unë mendoj se në vitet në vijim do të jetë periudha më e rëndësishme e investimeve në këtë sektor?.Drejtori i Operatorit të Transmetimit Engjëll Zeqo tha se përveç furnizimit të rregullt që do të këtë tashmë kjo zonë më energji, një element i rëndësishëm është se edhe humbjet e energjisë elektrike për shkak të amortizimit të rrjetit do të ulen.?Kjo linjë do të japë një impakt të rëndësishëm në reduktimin e humbjeve, gjë e cila ka të bëjë edhe me fizibilitetin e këtij projekti. Deri në zonën e Përmetit, ne vijmë me një linjë shumë të gjatë 110 KV dhe të amortizuar si nga pjesa e Memaliajt ashtu edhe nga pjesa e Gjirokastrës. Pra, do të thotë se ka një impakt shumë të rëndësishëm edhe në rritjen e rezervës së furnizimit, pasi prej 20 vitesh ka qenë një ndër projektet që janë përfolur shumë e është kërkuar shumë nga ana e sistemit të transmetimit por më në fund është bërë realitet?.Linja 110 KV Ersekë - Përmet është pjesë e projektit të unazës jugore. Banka Gjermane për Zhvillim ka dhënë 50 milion euro financim për ndërtimin e saj, ku përveç restaurimit të zonës juglindore do të bëhet rehabilitimi i saj edhe në pjesën e vijës bregdetare në jug, duke i dhënë kështu zgjidhje problemeve të shumta të furnizimit me drita dhe ujë të zonave turistike.