http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikurse asnjëherë më parë baret dhe lokalet në qytetet më të mëdha të Shqipërisë nuk kanë pasur tifozeri kaq të përkushtuar.Mijëra qytetarë në kryeqytet kanë preferuar të mbështesin djemtë e kombëtares edhe pse në distancë duke ndjekur ndeshjen nga monitorët e mëdhenj.Mjaftonte një rast për të shënuar dhe ovacionet e tyre nuk reshtnin së pushuari.Çdo gjë dukej se shkonte ashtu sic duhej duke dhënë shpresa për një lojë të ndezur në stadiumin partizani.Rritja e tensionit në fushë nga ana e lojtarëve dhe tifozerisë serbe bëri që tifozët në Tiranw, të lenë lokalet dhe tu drejtohen shesheve. Mbështetja dhe krenaria për djemtë e kombëtares shoqërohej me flamuj, këngë e brohorima.Vendimi për pezullimin e ndeshjes, e konsideruar si fitore ndaj skuadrës serbe, është shndërruar në një festë të vërtetë.