Paditet penalisht Ridvan Bode - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Financave Ridvan Bode dhe zëvendësi i tij Sherefedin Shehu janë paditur ne prokurori për shpërdorim detyre. Kallëzimi penal për dy ish-zyrtaret e larte është bere nje jave me pare nga Ministria e Financave, e cila ka dorëzuar ne organin e akuzës edhe dokumentet qe sipas saj provojnë abuzimet e kryera. Bëhet fjalë për shkelje të rënda në procedurat e marrjes së kredisë tregtare prej 250 milionë eurosh nga tregu ndërkombëtar, për financimin e investimeve publike. Ky proces për Ministrinë e Financave është bërë në kundërshtim të plotë me ligjin për huamarrjen shtetërore dhe prokurimin publik. Sipas saj, Ridvan Bode dhe Sherefedin Shehu, kanë përzgjedhur fituesin e tenderit për marrjen e kredisë, në këtë rast bankën tregtare, në mënyrë jo transparente dhe në kushte jo të barabarta për një konkurrim të ndershëm. Ndërsa janë vërtetuar shkelje edhe në mungesën e dokumentacionit në vlerësimin e ofertave. Ata kanë përzgjedhur ofertuesin që ka paraqitur borxhin më të lartë nga gjithë të tjerët pra atë prej 250 milionë eurosh. Ky borxh me një interes nga më të lartët, rreth 13,3% i ka shkaktuar buxhetit te shtetit një dëm prej 60 milionë eurosh. Vete ministri aktual i Financave Shkëlqim Cani e ka paralajmëruar padinë penale ndaj Bodes, qe ne prill te këtij viti. Por akuzat e financave janë hedhur poshtë nga ish-ministri Ritvan Bode. Ne një postim ne Facebook, ai i konsideron ato qesharake dhe politike. Sipas ish-ministrit, akuzat janë pjesë e një skenari të qeverisë Rama për të larguar vëmendjen nga dështimet e saj të përditshme. Bode deklaron se është i hapur ndaj organeve të hetimit dhe I gatshëm të ndihmojë në sqarimin e kësaj çështjeje.

Free Traffic Exchange