KLSH, shpenzimet në bankë për paga të personelit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Komisionit të Ekonomisë që të marrë masat ligjore dhe të detyrojë anëtarët e bordit të Bankës së Shqipërisë që të japin dorëheqjen nga postet politike që ata mbajnë, anëtarësinë që kanë në bordet e kompanive private dhe ushtrimin e detyrave të tjera publike. Sipas kryetarit të KLSH-së Bujar Leskaj, edhe pse i kontrolli i lartë i shtetit ia ka kërkuar këtë bankës qendrore, kërkesa nuk është pranuar. Anëtarët e bordit ushtrojnë funksione politike, janë anëtarë në borde të ndryshme si publike dhe private. Kjo detyrë ka konflikt interesi pasi ata nuk mund të marrin vendime nëpër firma të caktuara dhe po ashtu edhe në bankën qendrore që është institucioni që ka në dorë politikat ekonomike. ia kemi kërkuar dhe kanë thënë që kanë përmbushur ligjin, dhe janë në respektim të tij, drejtohuni pranë kuvendit të ndryshoni ligjin. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve të bankës qendrore të cilët sipas tij me qëllim kanë ulur këtë vit kontributin në buxhetin e shtetit që vjen përmes taksës prej 5% të transferimit të fitimit, por kjo sipas zotit Braçe nuk ka ulur pagat e larta të punonjësve. Banka e Shqipërisë ka probleme me transparencën dhe mendoj se nuk duhet që punonjësit e saj të jenë kaq të privilegjuar dhe pjesa tjetër e administratës të paguhen disa fish më pak. Nga ana tjetër këto kontributet që buxheti i bankës jep për stafin nuk i ka ulur, por për transferimin e fitimit që i bën buxhetit të shtetit që është buxheti i qytetarëve kanë rënë shuma që dredhet ndjeshëm! Ndjeshëm po them! Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se 35% e buxhetit të bankës përdoret vetëm për shpenzime të pagave, këto me argumentin se stafi është shumë i kualifikuari por njëkohësisht banka ka refuzuar t?i japë KLSH-së dosjet personale të punonjësve. KLSH raportoi se paga e guvernatorit ka kthyer përmbys hierarkinë institucionale në Shqipëri dhe është jashtë realitetit të vendit. Po ashtu edhe posti i inspektorit të përgjithshëm rezulton jo si i pavarur, por i varur drejtpërdrejt nga guvernatori pasi ai përcakton buxhetin për pagat dhe shpenzimet e këtij departamenti.