Lamtumira e Agim Hushit, tenori - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai ka vdekur ne skene me këtë rol mbi 100 here por kjo do te jete vdekja finale artistike e tij. Tenori Agim Hushi i jep lamtumiren karrierës operistike me rolin e Caravadosit, protagonistit kryesor ne operën e famshme te Xhakomo Puçinit, ?Toska?. I rikthyer ne Tirane prej disa ditësh, artisti qe prej vitesh jeton dhe punon ne Austri tregon se rivënia e Toskes ishte arsyeja pse zgjodhi ta mbylle me këtë vepër karrierën, pasi ky ka qene roli i pare per te ne skenen e teatrit tone, ne vitin 1991. Pavarësisht rikthimit me nje vepër te tille operistike, tenori zbulon se nga kjo skene do te largohet me disa pengje, aq sa nuk e fsheh përlotjen. Edhe pse Toska do te jete vepra e fundit operistike per Hushin, tenori 47-vjeçar tregon se do te vijoje me koncertet recitale apo me përpjekjet per te kompozuar muzike klasike si kjo qe tregon Eva Golemi ne rolin e Toskes do te interpretoje krahas Hushit, ne kete rikthim te veprës me tre akte e cila do te vije mbrëmjet e 15, 17 dhe 19 tetorit.

Free Traffic Exchange