http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen masat per te evituar aksidentet duke evidentuar shoferet qe abuzojnë ne rruge. Duke nisur nga kjo javë drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm pasi ne rruget e kryqëzimet kryesore te Tiranës vec kamerave jane shtuar dhe policet civile. Duket se këto masa kane pasur efekt pasi vetëm në aksionin e fundit të kryer nga policia, brenda tre ditëve janë pezulluat 224 leje drejtimi, janë arrestuar 20 persona, janë bllokuar 23 mjete për mangësi dokumentacioni dhe janë ndëshkuar mbi 2 500 shofere për për mangësi dokumentacioni. Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.