Muaji i sensibilizimit për “sindromën Dawn” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një në 870 foshnje lind me sindromën daun. Tetori është cilësuar si muaj i sensibilizimit për këtë anomali që shkaktohet nga një kromozom i tepërt. Shtimi i fenomenit vitet e fundit ka bërë që shumë prindër t?i drejtohen qendrave specifike per rehabilitimin e fëmijëve se tyre. Belkisa është vajza 5-vjeçare e cila trajtohet pranë Qendrës se Sindromes Daun qe prej nje muaj. Te tre disiplinat: ne terapi zhvillimi, logopedi dhe fizioterapi kane bere qe Belkisa e vogël te ketë përmirësime te dukshme, ajo tani di te lexoj dhe njoh figura te ndryshme. Te prekurit nga kjo sindrome, jane zakonisht femije te turpshëm por qe kane nje vullnet te madh per te mësuar e per te ecur përpara. Vete Enkelejda, mamaja e Belkises tregon se si ishin momentet e para kur kuptoj se vajza ishte e prekur. Është nje sfide - vjeçare per te gjithë familjen por gjithsesi e përlotur Enkelejda pranon se Belkisa sjell nje harmoni te pashpjegueshme. Ne ketë qendër vijnë çdo dite 30 fëmije te cilet marrin shërbim per përmirësimin e tre disiplinave. Pozitive dhe shume premtuese jane rastet kur sindroma kapet ne kohe, atëherë kur fëmija është vetëm disa muajsh: Rastet ne shtim te kësaj sindrome, bën qe kontrollet te fillonin qe ne muajit e trete te shtatezanise per njohjen ne kohe nese nje embrion është me rrezik te larte per tu prekur .Megjithatë jashtë kamerës mjeket dëshmojnë rastet e shumta kur prindër te traumatizuar dhe te painformuar , i kane braktisur këta fëmije ne maternitet, duke i dhuruar atyre nje ?sindrome te dyte?, statusin e jetimit. Trashëgimia gjenetike ose mosha e madhe e prindërve qe shkon mbi 35-vjeç kur planifikohet nje fëmijë jane shkaqet kryesore që sjellin këtë sëmundje.. Megjithatë ne Shqipëri nuk ka akoma nje raport me shifra të sakta.

Free Traffic Exchange