Kuqezinjtë mbërrijnë në Beograd - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur ne Beograd ne prag te takimit te trete eliminator te evropianit kundër Serbisë ne Grupin I. Ne aeroportin ?Nikola Tesla? ne fakt ka patur shume gazetare vendas dhe një prezence shume e madhe e forcave policore. Gjithçka ka qene ne kuadrin e operacionit per te garantuar sigurinë e delegacionit shqiptar. Ndërkohë siç duket edhe nga pamjet filmike, i vetmi i buzëqeshur nga kuqezinjtë është shfaqur qendërmbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj i cili ka përshëndetur nga kamera me dy gishtat e fitores te ngritura lart. Ndërkohë kombëtarja është akomoduar ne hotel ne një atmosfere te qete ne prag te sfidës se te martës ne stadiumin ?Partizan?. Sipas burimeve nga kampi kuqezi, atmosfera është mjaft e mire ne grupin shqiptar te cilët kane premtuar se do te arrijnë një rezultat pozitiv ne Beograd. Shqipëria aktualisht pas nje fitore dhe një barazimi mban vendin e pare ne grup se bashku me Danimarkën ne kuotën e 4 pikëve. Siç dihet ne stadiumin e Partizanit nuk do te ketë tifoza shqiptar për shkak te një ndeshje me rrezikshmëri te larte te përcaktuar nga federata serbe, por grupimi nga Prishtina Plisat ka bere te ditur se priten te jene rreth 100 veta ku shume prej tyre tashme kane kaluar kufirin serb.

Free Traffic Exchange