Debat për akcizën e duhanit, ka abuzime - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka vendosur qe te rrisë menjëherë akcizën per duhanin dhe jo ne datën 1 janar 2015 siç ishte parashikuar. Vendimi është marre per te shmangur rritjen abuzive te çmimit qe po ndodh ne treg, duke sjelle fitime te mëdha per vetëm kompanitë e duke penalizuar konsumatorët. Rritja me 20 leke e akcizës se duhanit do hyje ne fuqi me njëherë pasi te miratohet ne parlament. Ky ligj gjeti miratimin ne komisionin e ekonomisë. Ne pamundësi te per kontrolluar plotësisht tregun, qeveria po gjen mekanizma per te frenuar çmimet abuzive duke kushtëzuar edhe sasinë e importit. Sa here do te kete rritje te taksave per duhanin, nuk do te lejehet qe importi para hyrjes ne fuqi te çmimeve te reja, te kaloje 5 % te te njëjtës periudhe te nje viti me pare. Por kreu i komisionit Braçe nuk i ka kursyer kritikat ndaj administratës tatimore. Nje vit me pare qeveria paralajmëroi rritjen e akcizës për cigaret. Bizneset shtuan importin ne sasira kolosale dhe i shiten paketat e cigareve me çmimin e ri, duke përfituar padrejtësisht ne kurriz te konsumatorëve. Me rritjen aktuale, akciza per pakete shkon nga 90 ne 110 leke.