AAK: Thaçi të heq dorë nga bllokimi i institucioneve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht përpjekjeve të presidentes Jahjaga për të zgjidhur krizën në Kosovë, palët duken shumë larg rënies në një emërues të përbashkët. Përmes një komunikate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje PDK-së dhe kryetarit të saj, Hashim Thaçit, të heqin dorë nga bllokimi i institucioneve të vendit. Në këtë dokument, të publikuar pas takimit të kryesisë së partisë, AAK-ja e drejtuar nga Ramush Haradinaj vlerëson se kjo politikë që po ndjek PDK, po e thellon dëmtimin e demokracisë. Ndërkohë, presidentja e vendit vijon përpjekjet për të ndërmjetësuar PDK-në dhe bllokun opozitar. Këshilltari i saj Arbër Vllahiu tha se në takimet e radhës presidentja pret propozime dhe sugjerime konkrete brenda kuadrit kushtetues. Ai paralajmëroi se kriza nuk mund të vijojë pafundësisht dhe se një opsion mbeten zgjedhjet e parakohshme. Që prej zgjedhjeve të 8 qershorit shteti i Kosovës nuk ka mundur ende të zgjedhe kryetarin e kuvendit e qe do t?i hapte rrugën edhe bisedimeve për formimin e qeverisë.