Komisioni Hetimor konstaton shkeljet e Çefës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrja e kompetencave te Ministrit te Drejtësisë apo shkollës se magjistraturës nga Këshilli i Larte i Drejtësisë janë disa prej shkeljeve te konstatuara nga komisioni hetimor për 2 anëtaret e këtij institucioni Elvic Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Kreu i komisioni Armando Subashi ka listuar shkeljet qe anëtaret e këtij komisioni kane vene re pas shqyrtimit te dokumentacionit prej mijera faqesh te ardhur nga institucione te ndryshme. Ndërkaq anëtaret e komisionit kane njoftuar se tashme ka mbërritur edhe pergjigjia e prokurorise ne lidhje me denoncimin e bere nga Agron Kulicaj kur ish-zv/drejtor i Policisë se Shtetit ndaj Elvis Çefes qe asokohe drejtonte Agjencinë e Kthimit te Pronave. Ndaj Cefes është regjistruar procedimi penal dhe ende vazhdon hetimi per shpërdorim detyre. Ne do e marrim parasysh edhe këtë fakt Ditën e enjte komisioni do te zhvilloje seance dëgjimore me nënkryetarin e KLD Elvis Cefa dhe anëtarin Lulzim Lelcaj e me pas do te përgatisë raportin përfundimtar, pasi mandati i këtij komisioni përfundon javën e ardhshme.