Bypass “zgjidh” reformën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma ne drejtësi dhe tryeza e presidentit për ketë çështje do te jete tema kryesore e emisionit satirik ?Bypas Show? këtë mbrëmje. E konceptuar si nje sëmundje qe duhet kuruar nga rrënjët pyetjet qe ngrohen janë te shumta? Kush do ta kuroje drejtësinë? Kjo e fundit do shkoje vete tek mjeku apo do ta shtrojnë ne kirurgji me pahir? Dhe a mund ta beje vete drejtësia reformën mbi trupin e saj?Nëse do t?i lihet ne dore vete organizmit te sëmure te drejtësisë te shkoje tek doktori atëherë frika është se mund te përballemi me sindromin e njohur te dentistit. Ndaj per te shmangur këtë lloj reforme ne ?Bypass? jepen edhe rrugët se si mund te behet reforma ne drejtësi. Ne përpjekje për te qene sa me përpara me ato qe ndodhin analistet e ?Bypass Showt? kane hulumtuar se historisë po i vjen fundi. Teoricieni i njohur i kësaj teze, Frencis Fukujama, ka qene i ftuar ne studiot e këtij emisioni dhe ka sqaruar për publikun shqiptar teorinë e tij te re. E majta dhe e djathta s?kanë me dallim janë një? Sepse demokracia nuk arriti kurrë te bënte me te mirën. Nëse Fukujama tha se s?ka diferenca mes se majtës dhe se djathtës ne bote, ne Shqipëri është krejt e kundërta. Njerëzit nuk dine çfarë dhe kujt ja kërkojnë, ndaj një i djathte i kërkon llogari një te majti për votën e tij.