http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka në plan të vendosë afate, brenda të cilave subjektet politike parlamentare do të mund të merreshin vesh për t?i dhënë rrugë formimit të institucioneve të reja, në të kundërtën, do të shpallë zgjedhjet. Burime konfidenciale pranë zyrës së presidentes i kanë thënë gazettes Koha, në Kosovë se Liderëve kryesorë politikë u është përmendur mundësia e shpalljes së zgjedhjeve nga presidentja.Sipas të njëjtit burim ka gatishmëri të shefes së shtetit për të përgatitur bazën kushtetuese, mbi të cilën do të merrej vendimi për zgjedhjet. Madje ka përmendur tre paragrafë të Kushtetutës, në të cilët do të mbështetej vendimi. Përfaqësuesit e bllokut LDK-LVV-AAK-Nisma janë pozicionuar kundër një mundësie të këtillë. Por Jahjaga ka deklaruar se përsëritja e zgjedhjeve shmanget nëse liderët do të ofronin zgjidhje që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve.