Veliaj në Peqin: Më shumë shanse për gratë e vajzat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vitin e ardhshëm qeveria do te dyfishoje fondin e nxitjes se punësimit. Nëse këtë vit nëpërmjet financimit te bizneseve u punësuan rreth 3 mije te papune, kryesisht gra e vajza, ne 2015 punësimi do te jete dy here me i larte. Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj gjate nje vizite ne dy biznese te hapur rishtaz ne Peqin shprehu vlerësime per sipërmarrësit qe kane shtrire aktivitetet e tyre përtej Tiranës. ?Vitin tjetër, Fondi për Nxitjen e Punësimit, nga 2.7 milion dollarë që ishte në vitin 2014, do të shkojë në mbi 5 milion dollarë, për t?u siguruar që biznese të tilla, ku janë siguruar shumë vajza dhe djem të rinj, të kenë më shumë akses në tregun e punës?, deklaroi z. Veliaj, duke shtuar se ky program do të mbështesë ato biznese që punësojnë të rinj apo të papunë që jetojnë me ndihmë ekonomike. Deputeti socialit i Peqnit Alfred Peza deklaroi se keto biznese ne fushën e fasonerise dhe komunikimit tashme janë një mundësi e mire punësimi ne mënyre te veçante per gratë dhe vajzat e kësaj zone.