Cani për energjinë: Çmim mesatar, jo me fasha deri në 300 kw - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare përsërit se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në një intervistë për Zërin e Amerikës në Uashington, tha se si pjesë e reformës në energjitikë, do të hiqet fasha prej 300 kilovatësh dhe caktimi i një çmimi mesatar. Kjo sipas Canit do të eliminojë mundësinë e abuzimeve. Në Uashington Cani zhvilloi takime me zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ato, sipas tij, kishin të bënin kryesisht me buxhetin e paketën fiskale për 2015-ën dhe reformën në energjetikë. Duke u ndalur te borxhi, zoti Cani tregoi se për herë të parë, vitin e ardhshëm, pritshmërinë janë që të shkohet drejt uljes së tij. Ministri Cani komentoi edhe vlerësimin pozitiv të ?Standard & Poor?s? për ekonominë tonë, që sipas tij certifikon atë që thotë qeveria, se financat dhe ekonomia shqiptare janë në rrugën e progresit.