Kryebashkiaku i Lezhës: Shpifjet të qëllimshme - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas akuzave të opozitës për shpërdorim detyre nga ana e kryetarit të Bashkisë Lezhë dhe pretendimeve të saj për mos ekzekutim të urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e tij nga ana e policisë, ka reaguar Viktor Tushaj. Ai ka mohuar të gjitha këto akuza duke i konsideruar si shpifje nga individë që kanë interesa të caktuara politike dhe ekonomike. Kryebashkiaku Tushaj i akuzuar nga opozita për dhënien e lejeve të ndërtimit brenda zonës së kalasë në Lezhë ka shprehur gatishmërinë të përballet me çdo hetim të organit të akuzës. Viktor Tushaj, i cili mban edhe postin e kreut te LSI në Lezhë, e drejton këtë bashki prej dy mandatesh.