http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë nisur që herët në mëngjes për të mbërritur në kohë në Elbasan për të mbështetur skuadrën tonë kombëtare në sfidën me Danimarkën. Por si zakonisht në këto raste të ardhurve nga Kosova u duhet të presin gjatë për të kaluar kufirin. Megjithë angazhimin e policisë kufitare në Morinë për të përshpejtuar procedurat e kalimit nuk kanë munguar radhët e gjata të automjeteve. Për tifozët kosovarë nuk ka qenë aspak e vështirë sigurimi i një bilete për në stadium. Deri në mesditë në pikën e kalimit kufitar të Morinit, kanë kaluar me mijëra tifozë nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa pritet që fluksi të jetë i lartë deri në mbrëmje.