Maqedoni: Pasdite mbërrijnë rezultatet nga Gjermania për Ebolën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet shëndetësore në Maqedoni pritet të mësojnë këtë pasdite nëse shtetasi britanik që humbi jetën dy ditë më parë, ka qenë i prekur nga Ebola apo jo. Këtë pasdite, pritet të mbërrijnë rezultatet nga laboratori i specializuar gjerman në Hamburg. Shtetasi britanik, Kolin Xhefri ndërroi jetë të enjten pas tre ditë lëngimi nga temperaturat e larta dhe diarreja. 58-vjeçari nuk kishte pranuar të vizitohej dhe vetëm pasi ishte ndjerë shumë keq, kishte kërkuar ndihmën mjekësore. Ai kishte qëndruar i mbyllur për tri ditë në dhomën e hotelit. Simptomat e sëmundjes që i mori jetën shtetasit britanik janë të ngjashme me ato të virusit ?Ebola?. Ministria e Shëndetësisë ka izoluar hotelin ku po qëndronte shtetasi britanik dhe deri tani ka bërë të ditur se nuk ka pacientë të tjerë të infektuar apo me simptoma të ndonjë virusi. 35 persona qëndrojnë të izoluar në hotelin në Shkup, ku do të qëndrojnë derisa të pranohen rezultatet nga Gjermania. Sëmundja e Ebolës ka marrë mbi katër mijë jetë njerëzish deri më tani, pjesa më e madhe e të cilëve në Afrikën Perëndimore. Shtete si SHBA po marrin masa të rrepta kontrolli nëpër aeroportet ndërkombëtare të vendit, për të gjithë njerëzit që mbërrijnë nga vendet e prekura nga virusi.

Free Traffic Exchange