FRD: Pro reformës në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fryma e Re Demokratike mbështet realizimin e një reforme te plote ne sistemin e drejtësisë. Kryetari i FRD Bamir Topi ka shfrytëzuar mbledhjen e asamblesë se partisë per te theksuar se vendi ka nevoje për ndryshim rrënjësor, dhe ish-Presidenti ka dhëne edhe dy modelet qe mund te ndiqen per reformën ne drejtësi.?Ka dy modele, një që vjen nga ai që ndjehet rehat me këtë sistem, dhe thotë se mund të rregullohet nga brenda pasi ka njerëzit e tij në gjyqësor. Por ka edhe një variant që merret me reformimin e ligjeve. Kjo politikë e ka për detyrë të reformojë jo vetëm drejtësinë, por të gjithë shtetin e së drejtës. Tani cila politikë do e bëjë? Ajo që ka shkatërruar sistemin e vlerave të votës, që akuzojnë njëri-tjetrin?. Ne kemi një Parlament të ndërtuar jo mbi zgjedhjen, por mbi vjedhjen. Janë të ftuar ata që në mënyrë të pamerituar, shkojnë për të reformuar drejtësinë. Kjo është dramatike pse njerëzit mashtrohen. Kjo është ajo që në mënyrë të alternuar, dhe të painformuar, zhgënjehen me premtimet e tyre. Pra e kanë nxjerrë shoqërinë shqiptare në ankand?.Topi është ndalur edhe tek situata aktuale politike e veçanërisht tek organizimi i FRD për zgjedhjet e ardhshme lokale per te siguruar një fitore te merituar.