Gjyqtarët: Jo sulme kolektive - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjyqtaret i kërkojnë klasës politike te ndale sulmet kolektive duke i etiketuar te gjithë si te korruptuar. Te mbledhur ne Konferencën Gjyqësore Kombëtare gjykatës nga e gjithë Shqipëria kërkuan qe edhe ata te jene pjese e reformës ne drejtësi. Ne fakt konferenca kishte si qellim zgjedhjen e anëtarit për ne bordin e shkollës se Magjistraturës: Nga 4 gjyqtare qe konkurruan fitues u shpall gjyqtari i Gjykatës se Tiranës Artan Gjermeni. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, e cilësoi si domosdoshmëri të pushtetit gjyqësor, paanshmërinë dhe profesionalizmin për të rritur cilësinë e vendimmarrjes, kritere këto të kërkuara edhe nga Komisioni Europian. Ndërsa Ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se nje nga shtyllat ku do te përqendrohet reforma ne drejtësi do te jete edukimi juridik ne përgjithësi dhe shkolla e Magjistraturës ne veçanti.