http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i kuvendit Ilir Meta, i cili se bashku me kryeministrin Rama janë dy personat qe disponojnë raportin e grupit te kontrollit ne shërbimin informativ shtetëror, ka reaguar për debatin e përgjimit. Tashme qe pjese te raportit sekret jane publikuar ne media, e nder personat e përgjuar figurojnë ai vete se bashku me kryeministrin Rama e kreun e PD Basha; Meta ka theksuar se askush nuk mund ti shpëtoje pergjegjesise ne rast se ka shkelur ligjin. Meta është ndalur edhe tek bojkoti i opozitës duke përsëritur gatishmërinë për te plotësuar kërkesat e PD. Sipas kryetarit te kuvendit Ilir Meta, mazhoranca është e gatshme te zbatoje vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe te ngrejë çdo Komision Hetimor qe dëshiron opozita.