“Burg, jo gjoba kush vjedh energjinë elektrike” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të gjithë personat dhe subjektet që vjedhin energjinë elektrike nuk do të ketë më tolerime. Qeveria do të ashpërsojë masat ndëshkuese duke mos u ndalur më vetëm tek gjobat. Nga Kukësi ku është takuar me strukturat e operatorit të shpërndarjes ministri i energjetikes Damian Gjiknuri ka paralajmëruar se shkelësit e ligjit do të arrestohen. Sipas statistikave zyrtare vjedhja e energjisë elektrike në vend arrin në 20% gjë që shkakton një humbje për buxhetin e shtetit me 140 milionë dollarë. Kukësi është një nga qarqet më problematike për sa i takon shlyerjes së detyrimeve për energjinë e shpenzuar. Operatorët e OSHEE nuk arrijnë të vjelin detyrimet si nga familjarët ashtu edhe subjektet private

Free Traffic Exchange