“Harta e re territoriale” në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndarja e re territoriale ka mbërritur ne Gjykatën Kushtetuese, e cila do te vendose tashme nese zgjedhjet lokale te vitit 2015 do te zhvillohen apo jo ne baze te hartës me 61 bashki. Ashtu siç kishin paralajmëruar, demokratet kane kërkuar nga kushtetuesja, pezullimin dhe shfuqizimin e ndarjes se re te vendit; pasi sipas tyre ajo bie ndesh me ligjin themeltar te shtetit dhe i krijon mundësitë shumicës qeverisëse te fitoje zgjedhjet ne tavoline.?Sapo depozituam kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar shpalljen antikushtetuese të ligjit të ri për ndarjen territoriale-administrative. Gjithashtu, kemi kërkuar edhe pezullimin e këtij ligji. Siç e kishim premtuar, do ta godisnim këtë ligj sepse është një nga tentativat më të papranueshme në shkelje të Kushtetutës, jo vetëm të konsensusit politik, por është një thyerje flagrante e Kushtetutës në shumë aspekte. Qoftë në aspektin procedural siç e kanë miratuar, duke shkelur çdo rregull, si dhe qoftë në aspektin e shkeljes së njësërë të drejtash që përcakton Kushtetuta. Sigurisht që jemi përpara një shkeljeje me këtë ligj të miratuar nga maxhoranca me një nxitim të jashtëzakonshëm. Jemi përpara një shkelje që ka vetëm një synim; kapjen dhe fitoren e zgjedhjeve në tavolinë. Kjo është jo vetëm në vazhdën e të gjithë tentativave për kapjen e çdo institucioni nga kjo maxhorancë por në rastin konkret është një tentativë antikushtetuese për të kapur themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme?.Ne kërkesën prej 40 faqesh juristet e PD argumentojnë se ndarja administrative e vendit është antikushtetuese, pasi nuk është respektuar detyrimi qe rrjedh nga neni 108 per t?u konsultuar me qytetaret per çdo ndryshim kufijsh. Paralelisht me goditjen e hartës ne Gjykate, demokratet po punojnë edhe per organizimin e referendumeve lokale kundër saj. Figurat kryesore te PD kane theksuar vazhdimisht se nuk do ta njohin ndarjen e re administrative territoriale edhe pse jane treguar te kujdesshëm deri me tani ne lidhje me pjesëmarrjen ne zgjedhjet lokale.

Free Traffic Exchange