Ceremonia për vizitën e Papës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardhja e Papa Françeskut në Shqipëri bëri që ajo të shihej ndryshe në sytë e të gjithë botës. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së falënderimit për të gjitha institucionet që u kujdesën për vizitën e Atit të Shenjtë. Kjo ditë për kreun e qeverisë e përcolli Shqipërinë të zhveshur nga paragjykimet, një vend ku mbizotëron bashkëjetesa fetare. Për kryeministrin mbetet detyrë e çdo shqiptari që pikërisht sot në kohën e luftërave të ekstremizmit fetar, ta ruaje këtë vlerë të spikatur. I pranishëm në këtë ceremoni Imzot Rrok Mirdita e ka konsideruar vizitën e Papës si një dëshmi që tregon se Shqipëria është pjesë e Europës. Vizita e papa Françeskut ne 21 shtator gjeti jehone nderkombetare, duke sjelle ne tirane qindra gazetare, te cilet percollen drejtperdrejt jo vetem mesazhet e kreut te vatikanit por edhe pritjen e vecante te tij nga shqiptaret.

Free Traffic Exchange