Shkarkohet Shkëlqim Hajdari - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeprokurori Adriatik Llalla shkarkon kreun e Prokurorisë se Apelit, Shkëlqim Hajdarin, i cili disa dite me pare u përfshi ne një konflikt gjate një mbledhjeje me prokuroret e rretheve. Zyrtarisht prokuroria e përgjithshme argumenton se kjo lëvizje vjen ne kuadrin e riorganizimit te strukturave ne këtë institucion.Por vete Hajdari deklaron se behet fjalë për një megaskandal, për te cilit ai ka njoftuar edhe krerët me te larte te shtetit. Madje për këtë arsye është marre edhe ne mbrojtje nga policia e shtetit. Ne vendin e Hajdarit, kryeprokurori ka komanduar Dritan Peken.Me këtë vendim Hajdari mbetet prokuror i thjeshte ne Gjykatën e Apelit. Pak dite me pare, Shkelqim Hajdari, njëherësh kreu i shoqatës se prokuroreve u përfshi ne nje incident me kryeprokurori, ne mbledhjen me dyer te mbyllura qe llalla zhvilloi me vartësit ne rrethe. Mësohet se dy dite me pare ai ka takuar edhe kreun e Ministrisë se Brendshme Sajmir Tahiri.

Free Traffic Exchange