“Byroja” në Gjykatën Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka çuar ne Gjykatën Kushtetuese ligjin per policinë e shtetit duke kërkuar shpalljen kushtetuese vetëm te nenit qe flet per krijimin e byrosë se hetimit. Deputeti Arben Ristani ka shpjeguar per mediat se opozita kërkon shfuqizimin e kesaj pjese te ligjit pasi dublon punën e Prokurorisë.?Kjo është një goditje e rëndë, në zemër të sistemit demokratik. Eshtë një goditje e rëndë sepse shkel parimet kryesore kushtetuese të Republikës së Shqipërisë që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, që kanë të bëjnë me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, që kanë të bëjnë me ekskluzivitetin e Prokurorisë për zhvillimin e hetimeve në këtë vend. Për ta thënë më thjeshtë, imagjinoni që njerëz të emëruar nga Ministri i Brendshëm pra nga Kryeministri, do të hetojnë korrupsionin në Ministrinë e Brendshme, do të hetojnë korrupsionin në Kryeministri apo në agjensitë afër Kryeministrit. Habi e madhe për të gjithë se si do të hetohet korrupsioni nga të emëruarit e Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit?.Deri me tani opozita ka çuar ne Kushtetuese 4 nga 5 ligjet qe Presidenti i Republikës refuzoi te dekretoje dhe tashme pritet qe PD te ankimoje edhe ndarjen territoriale.

Free Traffic Exchange