http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit më parë çmimi i cigareve në treg u rrit me 50 lekë, edhe pse akciza e duhanit pësoi rritje vetëm me 20 lek për paketë. Tregtarët i rritën çmimet e cigareve përpara se ligji për akcizat të hynte në fuqi, dhe e njëjta gjë po ndodh edhe sot. Qeveria ka paralajmëruar një rritje të çmimit të duhanit, por ai duhet të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2015-të. Edhe pse pranojnë se cigaret kanë patur rritje këto ditët e fundit, tregtarët e pakicës thonë se fajin e kanë bizneset e mëdha të cilat i kanë furnizuar me çmime më të larta se më parë. Konsumatorët janë ata të cilët e ndiejnë më shumë shtrenjtimin. Ata thonë se prej disa ditësh po përballen me një problem te tille dhe nuk i ka sqaruar askush përse kjo është rritje e parakohshme. Në janar u ngrit një grup pune ku inspektorët tatimorë dhe sektori i mbrojtjes së konsumatorit në ministrinë e ekonomisë kontrolluan çmimet e rritura abuzivisht. Ata gjobiten tregtarët, por kjo nuk ?ndryshoi? çmimet e cigareve të cilat qëndruan statike deri tani, kur për herë të dytë po ndodh e njëjta situatë.