http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E kane quajtur ?Informal Mind?, ?Mendje jo formale?, dhe si për te përligjur titullin e aktivitetit nderkombetar te artit bashkëkohor kane zgjedhur nje vend po kaq jo formal per te prezantuar idenë e projektit. Te vendosur ne hapësirën e gjelbër ne qendër te Tiranës, Klod Dedja dhe Ema Andrea kane zbuluar sesi ne 11 Tetor do te hapen dyert e ish Kombinatit Metalurgjik ne Elbasan. Nje vend i çuditshëm e njëkohësisht provokues ku mbi 20 artiste shqiptare e te huaj do te performojne per 5 dite radhazi. Por, bashke me artistet e huaj dhe ate shqiptare qe do te marrin pjese ne eventin e ish Metalurgjikut është edhe ky këtu. Sislej Xhafa, shqiptari i Kosovës me banim ne Amerike mbetet nder emrat me te debatuar vitet e fundit ne skenën ndërkombëtare te artit bashkëkohor. Per here te pare, krahas pjesëmarrjes ne ?Informal Mind? ai do te pushtoje ditën e premte Piramidën dhe ish-vilen e diktatorit Hoxha duke zgjedhur te provokoje me nje performance qe e mban surprize. Shndërrimi i ish-Metalurgjikut ne nje ekspozite te hapur do te zgjase deri me 15 Tetor dhe nëse ky event ndryshe do te arrije te thithe kureshtare kjo mbetet per t?u pare.