http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e krijuar tashme ne fshatin Lazarat ka pasuar me 9 arrestime. Banorët akuzojnë policinë se po ushtron terror prej muajsh ne Lazarat. Ndërsa policia bën përgjegjëse banorët që një ditë më parë nxitën të rinjtë e fshatit e kryesisht nxënësit e shkollës së mesme ?Muhamet Gjollesha? të qëllojnë policinë me gurë e vezë. Ne mes te 9 te arrestuarve është edhe bashkëshortja e Gate Mahmutaj, e cila ka qene pjese e protestës se djeshme. Sipas policisë 40-vjeçarja Natasha Mahmutaj, ka qenë person në kërkim pasi në vitin 1998 ka qenë pjesë e grupit të armatosur të banorëve të fshatit që sulmoi me armë forcat e Reneas dhe plagosi 8 efektivë policie. Ndërsa Roland Bejko kryetari i PD-se per Gjirokastrën akuzon policinë se duhet të luaj rolin e saj ne zbulim te gjithë rasteve te vjedhjeve e vrasjeve te Lazaratit e fshatrave përreth, gjë qe nuk është bere deri me tani. Por policia e shtetit mohon këto akuza.?Asnjë banor i fshatit Lazarat nuk ka bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për veprime të tilla .Këto disinformacione dashakeqe, kanë për qëllim zbehjen e punës së mirë që po bën Policia e Shtetit në Komunën e Lazaratit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike si dhe për të mos lejuar kthimin e bandave kriminale që vepronin deri para pak kohësh në këtë fshat.Edhe një herë, Policia e Shtetit ju bën thirrje prindërve të nxënësve të përfshirë në këtë ngjarje që të mbajnë fëmijët nën kontroll dhe të distancohen nga këto veprimeve antiligjore, pasi persona me precedent kriminal që u është cënuar dhe goditur interesi dhe veprimtaria e tyre kriminale po i përdorin nxënësit për qëllimet e tyre kriminale?.Ndërkohe qe policia po vazhdon përpjekjet për rivendosjen e kontrollit ne zone. Prania e forcave policore ne Lazarat qe prej aksionit për asgjësimin e kanabisit ka qene e larte.