Kosovë, në pranga 9 zyrtarë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Kosovës ka kryer një aksion blic mëngjesin e të enjtes duke ndaluar 9 zyrtarë te cilët akuzohen për korrupsion. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se operacioni është shtrirë në Prishtinë dhe në Peje. Personat e arrestuar janë zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë, spitaleve dhe klinikave private. Mes tyre ka edhe mjekë. Të ndaluarit dyshohet se kanë abuzuar me detyrën. Informacione ende të pakonfirmuara bëjnë me dije se abuzimi ka të bëjë me përdorimin e stendave të skaduara për të sëmurët që kanë patur probleme shëndetësore me zemrën. Ka të dhëna , ndonëse jo zyrtare, se nga përdorimi i këtyre stendave mund të kenë humbur jetën 100 persona. Ende nuk ka patur ndonjë reagim nga ministria e shëndetësisë në Kosovë lidhur me këto arrestime.

Free Traffic Exchange