FMN për rritjen ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka ndryshuar parashikimin e rritjes ekonomike për Shqipërinë duke e lënë atë në nivelin 2.1% për këtë vit. Në një raport të publikuar për rimëkëmbjen e ekonomisë globale fondi ka ulur me 0.1% pritshmërinë që kishte për rritjen e ekonomisë botërore por e ka lënë të pandryshuar për Shqipërinë. Deputeti socialist Ervin Bushati thotë se besimi i fondit është një argument plus që rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë aq sa është vlerësuar në fillim nga qeveria. Për Bushatin, ekonomia shqiptare ka pësuar rënie krahasuar me tremujorin elektoral të një viti më parë, por jo me tremujorin e parë të këtij viti. Madje kundrejt tij ka qenë me rritje. Shumica e vendeve të rajonit ku përfshihen Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Mali i Zi po përballen këtë vit me një ekonomi të dobët për shkak të rënies së konsumit.

Easy Viral Banner Traffic