Rama merr progres raportin, premton reforma - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shfrytëzuar momentin e dorëzimit te progres-raportit nga ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian Romana Vlahutin; per te qartësuar se reforma ne drejtësisë nuk do te behet ne tryeza por ne parlament, me një komision te posaçm. Duke u ndalur tek gjetjet e raportit te komisionit evropian dhe 5 prioritetet qe i janë vendosur shqiperise per hapjen e negociatave; lideri i maxhorances ne konferencën e përbashkët për mediat me ambasadoren e be theksoi vullnetin per te vendosur sundimin e ligjit ne vend duke realizuar reformën ne drejtësi. Gjithë ky proces që mund të shtrihet në tryeza konferenca nuk është alternativ i parlamentit por është komplementar i parlamentit. do te ketë një komision për reformën ne drejtësi ku opozita është e ftuar te marre pjese e te sjelle propozimet e saj. Ambasadorja dhe kryeministri janë ndalur edhe tek situata politike ne vend dhe bojkoti i opozitës. Është ne dorën e te dy palëve te gjejnë një mënyrë për t?u kthyer ne një situate ku ka dialog politik për te mirën e vendit. Ne presim që opozita të thotë çfarë mund të bëjmë ne, çfarë kërkon. Kur ne braktisëm parlamentin kërkonim hapjen e kutive. Akoma nuk e dimë çfarë kërkon opozita, përveç largimin e qeverisë, por këtë nuk ia plotësojmë ne, mund t?ia plotësojë vetëm populli me votë. Ambasadorja e delegacionit europian i ka dorëzuar nga një kopje të raportit dhe presidentit Bujar Nishani, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.