http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë vit ne Universitetin me te madh publik, atë te Tiranës, mësimi do te zhvillohet me turne. Mungesa e auditorëve do te detyroje drejtuesit e fakulteteve ta shtrinë mësimin nga mëngjesi në mbrëmje. Rektori i Universitetit te Tiranës Dhori Kule deklaron se kjo situate do te zgjidhet vetëm pas ndërtimit te kampusit te ri, projekt qe pritet te nise vitin e ardhshëm. Këtë vit akademik, krahas studenteve qe vijnë nga matura shtetërore do te pranohen edhe te rinjtë e Universiteteve te mbyllura. 10 dite para fillimit te procesit mësimor, dekani i Fakultetit te Ekonomisë deklaron se kuotat per këta studente do te jene te limituara ne sistemin me kohe te plote. Ata qe nuk plotësojnë kriterin e mesatares, kane mundësi te ndjekin degët e ekonomikut ne sistemin me kohe te pjesshme. Viti i ri akademik nis ne 20 tetor me 46 Universitete, 18 Universitete me pak se një vit me pare. Pas mbylljes se shkollave te larta private qe nuk plotësonin standardet, ne muajin dhjetor pritet te nise procesi i akreditimit për te gjithë Universitetet publike dhe private qe e kaluan testin e pare.