Felaj kundër tryezës për drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tryeza e Presidentit te Republikës nuk arriti te justifikonte qëllimin për te cilin u mblodh e qe lidhej me identifikimin e vullneteve te përbashkëta ne kryerjen e reformën ne drejtësi. Ky qëndrim i mazhorances u artikulua nga ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj ne një interviste për emisionin ?30 minuta? ne Vizion Plus. Ministrja Felaj tha se reforma nuk duhet te konsistojë ne retushim te disa ligjeve, por duhet te synoje ndryshimin e mënyrës se te berit drejtësi. Ne intervistën e pare televizive pas marrjes se detyrës, ministrja shprehu angazhimin e qeverise për te respektuar çdo vendim qe do te japë gjykata kushtetuese ne lidhje me ndryshimet ne ligjin për shkollën e magjistraturës dhe atë për KLD-në.