http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vlerësimit pozitiv te Brukselit per dhënien e statusit te vendit kandidat, publikohet progres raporti per Shqipërinë, i cili kalon ne skaner te gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria e re dhe zhvillimet politike ne vend. Ne këtë dokument prej 65 faqesh Brukseli zyrtar i ben thirrje klasës politike per një reforme te thelle ne sistemin e drejtësisë. Sa i përket gjyqësorit, ka pak progres. Sistemi funksionon por ai mbetet i politizuar, ka pak bashkëpunim ndërinstitucional, burimet e pamjaftueshme dhe ngarkesë. Edukimi i magjistratëve duhet te jete me intensiv. Korrupsioni në gjyqësor mbetet një shqetësim. Gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria do të duhet të ndërmarre ne mënyrë rigoroze reformën ne sistemin gjyqësor, nëpërmjet bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë aktorët, nder te cilet dhe Komisioni i Venecias. Duhet te zëvendësohet ligj për Administratën ne sistemin Gjyqësor dhe te behen ndryshim kushtetuese per te siguruar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë.Komisioni Evropian ka kërkuar edhe nje here ndëshkimin e zyrtareve te larte te cilët akuzohen për korrupsion.Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz në shumë fusha. Shqipëria do të duhet të përforcoje masat anti korrupsion dhe te forcoje bashkëpunimin nëpërmjet agjencive te zbatimit te ligjit. Gjithashtu do të duhet hiqen te gjitha pengesat për të kryer hetime proaktive ne menyre eficente, për te krijohet një rruge solide qe do te sjelle dënimet sa i takon rasteve te korrupsionit ne nivele te larta.Zyrtaret e larte ne Bruksel janë ndalur dhe te dialogu politik. Ne dokument i behet thirrje qeverise dh opozitës qe te rivendosin bashkëpunimin ne mënyrë qe te vijohet me pas me reformat e kërkuara.Nevojiten hapa te mëtejshëm ne mënyrë qe te sigurohet një proces konsultimi brenda institucioneve dhe forcimin e rolit te parlamentit ne zbatim te jurisprudencës përkatëse dhe vendimeve te Gjykatës Kushtetuese. Qeveria dhe opozita duhet të marrin masa për të rivendosur dialogun politik në parlament. Qeveria duhet të sigurohet se opozita ka mundësi të kryejë plotësisht funksionin e saj demokratik. Në të njëjtën kohë, opozita gjithashtu duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në proceset demokratike. Rritja e bashkëpunimit ndërpartiak mbetet thelbësore për një proces të reformave të qëndrueshëme.Ne kapitullin për rritjen ekonomike ne progres raport theksohet se është thelbësore te vijoje puna për konsolidim fiskal.Stabiliteti makroekonomik duhet të forcohet duke ulur borxhin publik ne raport me prodhimin e brendshëm bruto, duke u përqendrua ne qendrueshmerine fiskale. Konsolidimi fiskal, bazuar në të ardhurat, ka filluar me buxhetin e 2014, por është e nevojshëm qe puna te vijoje për të vënë financat publike në një bazë të qëndrueshme.Progres raporti evidenton edhe rolin pozitiv te Shqipërisë ne sigurimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon.