Flet dëshmitari i mbrojtur në gjyqin “Frroku” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per here te pare ne procesin ndaj biznesmenit Arben Frroku, i akuzuar per vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, është paraqirtur per te dhene dëshminë e tij dëshmitari i mbrojtur Fatmir Vladi. Ai ka mbërritur qe ne orët e para te mëngjesit ne Gjykatën e Krimeve te Renda, i shoqëruar nga forcat speciale e nen masa te rrepta sigurie.Dëshmitari Vladi, emri i te cilit u be publik nga vete Frroku ne nje nga seancat e kaluara, nuk eshte futur ne te njëjtën salle gjyqi me te akuzuarin. Burime te Gjykatës thane se ai u vendos ne një nga ambientet e tjera, per ta dhëne dëshminë e tij përmes videokonferences. Por deshmia qe pritej tashme te ishte përfunduar, u pezullua per shkak te nje defekti teknik ne transmetim. Ndërkohë, procesi vijoi menjëherë pas rregullimit te problemit. Dëshmia e Fatmir Vladit, eshte vendimtare ne procesin ndaj Arben Frrokut. Ai pretendon se e ka pare biznesmenin duke qëlluar ndaj kryekomisar Dritan Lamaj. Më herët Arben Frroku, me anë të një letre drejtuar mediave deklaron se, arrestimi i tij është bërë pasi ai kishte nisur aktivitetin politik në veri të vendit, Pukë dhe Shkodër. ?Më arrestuan politikanët që kishin frikë nga lëvizja ime politike? nënvizon në letrën e tij Arben Frroku.