Rindërtim kalasë të Ali Pashës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është kalaja e Ali Pashës në grykën e vivarit të Butrintit. Aktualisht ky monument është nga më pak të vizitueshmit nga turistët në parkun e Butrintit. Jo vetëm për shkak të mënyrës për të mbërritur deri aty, pasi lundrohet me varka por edhe të gjendjes së tij të rënduar. I mbuluar nga shkurret dhe bimësia, mbetje të ndryshme apo fraktura të mureve ka larguar interesin e vizitorëve. Por shumë shpejt përmes një programi evropian, kalaja e Ali Pashës do të merret në konservim për t?u shndërruar në një aset turistik. Kjo do të jetë faza e parë e projektit që do të pasohet më tej me ngritjen e një muzeu historik modest për figurën e Ali Pashe Tepelenës brenda ambienteve të kalasë dhe ndërtimin e një observatori për shpendët në këtë lagunë. Ndërkohë që përmes këtij projekti synohet edhe rritja e numrit të turistëve në Parkun Kombëtar të Butrintit përmes paketave të përbashkëta turistike me vendet e rajonit. Vlera e projektit të BE për kalanë e Ali Pashës shkon ne 61 mije euro. Kjo kala është fortifikuar nga vetë ali pasha për të përballuar sulmet e francezëve të vendosur në Korfuz gjatë viteve 1817-1818.

Free Traffic Exchange