Tiranë, nis turi çiklistik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me etapën e parë Tiranë - Shkodër ka startuar turi i 71 çiklistik i Shqipërisë.Ndonëse në kushte jo të mira atmosferike për shkak të shiut, çiklistët e 11 ekipeve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, kanë arritur të garojnë drejt Shkodrës me një ritëm të lartë me shpejtësi mesatare prej 41 kilometra në orë.Efekt. Çiklisti i Tiranës Olsion Veliaj doli i pari duke shënuar kohen 2 dy orë e 15 minuta. Në vend të dytë u rendit maqedonasi Stefan Petrovski ndërsa i treti, Hysen Sota i Apolonisë. Ndonëse me disa defekte gjatë rrugës edhe çiklisti shkodran Bruno Kola, në vendin e katërt, ka arritur ta rendisë Vllazninë në grupin e parë. Pas ndarjes së çmimeve është bërë dhe starti i etapës së dytë nga qyteti i Shkodrës drejt Burrelit. Turi i 71 çiklistik i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit do të zhvillohet në 6 etapa dhe do të përfundojë më 11 tetor në 125 kilometërshin e fundit Përmet-Fier.

Free Traffic Exchange