Ish-kryeministri Berisha sqaron pozicionin e opozitës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lajmëruar se opozita është e gatshme te djege edhe mandatet e deputeteve dhe do te kthehet ne kuvend vetëm ne rast se kërkesat e saj plotësohen. Gjate një konference për shtyp lideri historik i se djathtës, ka risjelle arsyet pse deputetet demokrate dolën jashtë kuvendit, duke paralajmëruar se bojkoti mund te zgjasë edhe përtej 6 muajve afat qe sipas nenit 71 te kushtetutës çon ne mbarimin e mandatit. Ndërsa ka munguar dje ne tryezën e reformës për drejtësi, Berisha ka shfrytëzuar komunikimin me mediat për te sqaruar vizionin për këtë çështje te rëndësishme. Tashme qe bashkëshorti i vajzës se tij është pjese e Këshillit Kombëtar, ish-kreu i PD ka theksuar se familjaret e tij mund te jene pjese e strukturave drejtuese te PD, tashme qe ai nuk udhëheq këtë force politike.

Free Traffic Exchange