http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që prej vitit 2009 i cili shënoi edhe fillimin e krizës ekonomike në rajon, në Shqipëri janë kthyer 134 mijë emigrantë. Në një studim që ka bërë Instituti i Statistikave së bashku me organizatën ndërkombëtare për migracionin rezulton se pjesa më e madhe e emigrantëve të kthyer janë nga Italia dhe Greqia. Kreu i INSTAT, Gjergj Filipi sqaroi se 90% e familjeve që janë kthyer nuk kanë hapur biznese, ndërsa ata të cilët kanë provuar të hapin një ndërmarrje janë shprehur se nuk kanë mjaftueshëm para.Ndërsa koordinatorja e OKB-së për Shqipërinë tha se fenomeni i kthimit të emigrantëve do të vazhdojë edhe gjatë viteve të tjera. Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare që emigruan jashtë vijnë nga Greqia, fluksi i tyre është shtuar më tepër pas vitit 2011. Mosha mesatare e të kthyerve është 38 vjeç, çka nënkupton nevojën që kanë ata për të gjetur punë dhe shkollim.