Bode: Vendi u zhyt në krizë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike vijon ende akuzat ndaj qeverise per rënien ekonomike krahasuar me te njëjtën periudhe te vitit te kaluar. Ne një deklarate për mediat, ish-Ministri i Financave Ritvan Bode deklaroi se INSTAT-i i qeverisë konfirmoi se ekonomia e vendit në tremujorin e dytë të këtij viti ka rënë me -0.61 pikë përqindje.?Sipas rezultateve të raportuara, rënia e prodhimit të brendshëm bruto me -0.61 pikë përqindje, nga 2 pikë përqindje që ka programuar qeveria, përbën paralajmërimin fatkeq për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë së vendit. Kjo para së gjithash për faktin se degët kryesore të ekonomisë, ato që krijojnë punësimin dhe garantojnë qëndrueshmëri, kanë pësuar rënien më të madhe?.Bode theksoi se rënie kane pësuar degët si industria, ndërtimi,transporti, posta dhe komunikacioni. Gjithashtu Bode tha se të vetmet degë me rritje sipas INSTAT-it të qeverisë janë bujqësia, tregtia dhe hoteleritë. Opozita denoncon qeverinë si shkaktaren kryesore të krizës ekonomike.