http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, tashmë në largim, u drejtohet me një video mesazh vendeve anëtare dhe atyre aspirante, pak orë para publikimit të strategjisë së zgjerimit dhe progres raporteve. Fyle u bën thirrje zyrtarëve dhe qytetarëve të këtyre vendeve që të kenë besim pasi zgjerimi është proces që nuk do të ndalet. Por ai kërkon më shumë përgjegjshmëri nga vendet anëtare dhe ato aspirante.?Paketa do të trajtojë tri çështje: Zgjerimin, vendet anëtare, si dhe vendet kandidate e aspirante. Përveç sundimit të ligjit, e veçanta e paketës së zgjerimit, këtë herë është edhe një shtyllë të tretë që ka të bëjë me reformën administrative dhe forcimin e institucioneve demokratike. Zgjerimi nuk është proces automatik. Duhet të bindim jo vetëm autoritetet e vendeve anëtare, por dhe qytetarët e këtyre vendeve se zgjerimi është ende i besueshëm.?Zoti Fyle, në fjalën e tij, bëri thirrje që të gjithë së bashkua të luftojnë lodhjen nga reformat dhe atë nga zgjerimi, përmes kontributeve reale.