“Kush arrestohet, të shkarkohet” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e krijuar ne Bankën e Shqipërisë, pas arrestimit e Guvernatorit ka krijuar precedentë se si do te veprohet ne raste tilla, te cilat nuk janë te specifikuara ne ligj. Për këtë fakt, Komisioni i Ekonomisë u përfshi ne debate, teksa miratoi ligjin e ri te Kontrollit të Lartë të Shtetit. Erjon Braçe kërkoi qe te specifikohet ne ligj shkarkimi i kreut te KLSH ne rast se arrestohet per shkelje, por ky fakt nuk gjeti konsensusin e deputeteve. Ligji i ri për KLSH u miratua nga Komisioni i Ekonomisë, pjese e te cilit është edhe e drejta e audituesve te këtij institucioni, për te kontrolluar performancen tatimore, ne mënyrën e mbledhjes se te ardhurave, por jo vetedeklarimet e biznesit privat.