Tryeza për drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës dhe ndërkombëtaret ia kane dale te ulin për here te pare ne nje tryeze per reformën ne drejtësi liderin e mazhorances Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha; por risia përfundoi me faktin e uljes ne nje tryeze pasi takimi reflektoi tensionin politik qe prej muajsh ekziston mes shumicës e pakicës, dhe dy politikanet Rama e Basha as nuk i dhanë dorën njeri-tjetrit. Ne kete klime, rolin e negociatoreve e morën presidenti i republikës Bujar Nishani e kreu i kuvendit Meta; te cilët zgjodhën nje pozicion neutral duke u mjaftuar me nevojën per reformim qe ka sistemi gjyqësor. Por ballafaqimi i pare publik mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes u përdor nga te dy politikanet per te akuzuar e ironizuar njeri-tjetrin duke shpalosur vizione krejt te ndryshme per reformën ne drejtësi. Edhe ne këtë takim ambasadoret kembengulen per nevojën e nje reforme thelbësore ne sistemin e drejtësisë duke u bere thirrje palëve per konsensus.

Free Traffic Exchange